Lajme

Me cilët nga ish-banorët të “BBV 4” ka komunikim Loredana? Ja si përgjigjet: Unë me asnjë por…(si qëndron e vërteta me Jozin)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:00 / 12 June 2025

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka qëndruar pranë fansave të saj përmes rrjeteve sociale. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.

Por së fundmi, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj. Ajo u ka dhënë atyre mundësinë që t’i bëjnë pyetje dhe më pas u ka kthyer përgjigje në “Instastory”.

Pyetjet kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, por sigurisht nuk kanë munguar ato në lidhje me eksperiencën e saj në BBV 4 dhe raportin me ish-banorët.

“Me kë nga banorët e Big Brother ke komunikim?”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit Loredana i është përgjigjur pa problem.

Me cilët nga ish-banorët të “BBV 4” ka komunikim

“Me të gjithë dhe me asnjë! Me shumicën ruajmë respekt por jo të komunikojmë në përditshmëri.

Këto kohët e fundit jam bërë pak më shumë me Rizartën edhe e adhuroj kohën me atë!”, është përgjigjur Loredana.

Kujtojmë se ish-banoren e edicionit të katërt të BBV e shohim çdo të shtunë në orën 21:001, ekranin e madh të Top Channel, në emisionin” Goca dhe Gra”.