Lajme

Më e votuara për tu rifutur në BBV, Efi tregon se ç’do të bëjë nëse rikthehet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:00 / 1 April 2023

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.

Pak ditë më parë Efi u shpall ish-banorja më e votuar për tu rikthyer në Big Brother. Xing.al publikoi një sondazh ku mund të votonit se cilin banor do të rikthenit në shtëpi nëse do të vinte mundësia. Mijëra njerëz votuan në këtë sondazh dhe votat më të shumta i mori Efi.

E ftuar në “Më lër të flas”, ajo u pyet se ç’do bënte po të rifutej në shtëpinë e famshme dhe Efi la të kuptohej se do merrej më shumë disa banore qe nuk ka pasur marrdhenie te mira. “Do e shijoja më tepër dhe do merresha me ca njerëz”, tha Efi.