Lajme

“Me gjithë zemër i kishim bërë vende në shtëpinë tonë”, reagon Halil Kastrati

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:00 / 2 November 2022

Humanisti Halil Kastrati ka reaguar pas videos ku shihet një infermiere duke e rrahur një të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarëve në Pejë.

Kastrati u shpreh se nuk ka pasur forcë të shikojë këtë video deri në fund.

Ai I ka ofruar të moshuarës banimin në shtëpinë  e të moshurëve.

Kastrati thotë se është shumë i prekur lidhur me rastin dhe i ka ofruar të moshuarës banimin në shtëpinë  e të moshurëve.

Reagimi i plotë:

Nuk pata force me pa videon deri ne fund por me dhimbje ne shpirt po i percjelli lajmet per rastin e te moshuares, nenes se deshmorit ne Peje dhe realisht kam ngele pa koment.

Cdo sherbim ndaj njerezve me nevoja te ndryshme duhet te jete mision sepse vetem atehere u sherben atyre me shpirte e trup.

Pa dashur qe te zgjatem me shume, te ju japim hapsire organeve te drejtesise me thene fjalen e fundit ndersa te moshuares, nenes tone me gjithe zemer i kishim bere vende ne shtepine tone.

Zot na fal e na udhezo.