4:40 / 13 March 2024
Romeo e Meritoni kishin miqësi jashtë e gjithashtu edhe brenda shtëpisë së “BBVA”.
Duket se kjo po merr fund pasi dyshja së fundi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.
Kjo pasi Meritoni kishte folur pas shpinës për Romeon, gjë që bëri të niste një konflikt mes tyre.
Romeos duket se i ngeli hatri për faktin se një gjë të tillë nuk e priste nga ai që e kishte konsideruar mik.
“Frika jote më e madhe është të dalësh nga këtu sepse nuk do i shohësh dot në sy njerëzit e dashur”, iu drejtua Romeo në një moment Meritonit.
Ai ia bëri me dije se e hodhi poshtë për lojë, ndonëse jashtë kanë qenë miq shumë të mirë.