Lajme

“Me kë mendon se luan ti ore” ? Jozi debaton me Laertin për Valbonën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:14 / 1 February 2025

Në shtëpinë e Big Brother, një zarf i bardhë solli një lajm ‘surprizë’ për Laertin, që erdhi si avantazh nga “Vëllai i Madh”.

Kjo sihte ishte një mundësi për të kaluar një darkë me një prej banorëve, pas suksesit të tij në sfidën e tregimit të historive absurde. Laerti zgjodhi ta kalonte këtë moment të veçantë me Valbonën, pikërisht ditën e ditëlindjes së saj.

Por, përkundër përpjekjeve të tij, Valbona e refuzoi kërkesën e Laertit, duke i shpjeguar se arsyet janë të njohura. Ajo theksoi se në momentin e parë që Laerti kishte përmendur emrin e saj, ajo kishte qenë shumë e lumtur, por sjelljet e tij gjatë ditëve të fundit kishin ndryshuar dhe tashmë nuk ishin të duhura e nuk ndihej e lumtur.

Laerti, i dëshpëruar, e vazhdoi përpjekjen për të ndryshuar mendimin e Valbonës, duke i dhuruar trendafila dhe duke theksuar se nuk kishte askënd tjetër që do të dëshironte të kalonte këtë darkë. Megjithatë, Valbona mbeti e palëkundur në vendimin e saj dhe i shpjegoi se veprimet e Laertit gjatë ditës nuk ishin në përputhje me fjalët e tij. Sipas saj, trendafilat dhe droni që kishte marrë nuk ishin një gjest i tij.

Përfundimisht, Laerti mbeti i zhgënjyer nga përgjigjja e Valbonës dhe vendosi që darkën ta kalonte i vetëm, me “alter egon” e tij, siç preferoi ta quante.

Pasi mbaroi darkën i vetëm, kur u kthye tek banorët, pti një debat me Jozin për Valbonën.

“Ke një muaj që luan me këtë vajzë”, i tha Jozi, teksa Laerti u shpreh se këngëtari e ka gabim.