Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media ku deklaroi se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë në kuadër të IML-së.
Duke folur në lidhje me këtë çështje ministrja Haxhiu ka njoftuar se i di emrat e personave të cilët kanë qasje në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.
E për Tomë Gashin, avokat i familjes Dehari, asgjë nuk është e rastësishme!
Sipas tij, vjedhja e provave ne Institutin e mjekësisë ligjore e vërteton edhe njëherë se prapa vrasjes se Astritit qëndrojnë grupe mirë të organizuara kriminale.
“Fshehja e vrasjes se Astrit Deharit është diçka që e kanë pase qellim grupet e organizuara Kriminale që nga momenti i vrasjes se tij me 5 Nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Nuk është e rastësishme që këta vetëm 30 min pas vrasjes se Astritit e kualifikuan si Vetëvrasje sepse ishin ne ndikim te shefave te tyre Politik.
Nuk është e rastësishme që Kryeprokurori i atëhershëm i Prokurorisë Themelore në Prizren z. Syle Hoxha vetëm disa dite pas vrasjes së Astritit Tentoi që ta mbyll si Vetëvrasje. I njëjti është përmendur edhe në aferën Pronto për arsye që të gjitha i dimë.
Nuk është e rastësishme që në Burgun e Prizrenit kishte dyer të fshehta që të dërgonin në ndërtesën e Policisë ku sipas Familjareve të Naser Makollit i cili ishte në qeli me Astritin për 78 dite, Astriti natën merrej në pyetje nga dikush por jo zyrtarisht”, ka potencuar.
Po ashtu, Gashi ka thënë nuk është e rastësishme as Vdekja e Naser Makollit në Qendrën e Paraburgimit ne Lipjan, i cili u dërgua nga Qendra e paraburgimit ne Prizren se bashku me Gardianet e Qendrës së paraburgimit në Prizren të cilin nuk e lan vet asnjë moment deri sa edhe ai vdiq ne burg!
“Nuk është e rastësishme që Instituti i mjekësisë ligjore në Zvicër e vërtetoi vrasjen e Astrit Deharit duke e eliminuar teorinë e Vetëvrasjes dhe duke gjetur ADN të personave të tretë.
Nuk është e rastësishme që ekspertiza shtrenjtë e Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër e konfirmoi ekspertizën e mëhershme dhe e vërtetoi atë që supozohet që në Zvicër janë dërguar prova të manipuluara.
Nuk është e rastësishme që për ta manipuluar opinionin kamerat e sigurisë së Korridorit të Burgut në Prizren para se ti ketë edhe vet Prokuroria u publikuan në një Televizion në Prishtinë”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, nuk është e rastësishme që vrasjen e Astrit Deharit me mish e me shpirt po tëntojnë që ta fshehin në çdo menyrë ata të cilët për Arsyje që vetëm ata i dinë po mundohem me i “ruajt” vrasësit e Astritit
“Nuk është e rastësishme që vrasjen e Astrit Deharit me mish e me shpirt po tentojnë që ta fshehin në çdo mënyrë ata të cilët për arsye që vetëm ata i dinë po mundohem me i “ruajt” vrasësit e Astritit, Shtytësit në Vrasje dhe ata që po e fshehin Vrasjen për me tepër se 6 vite.
Nuk është e rastësishme që të vidhen edhe provat ne institucionin e mjekësisë ligjore në Prishtinë.
Familja e Astrit Deharit dhe shpirti i Astrit Deharit kërkon DREJTESI!”, ka potencuar Gashi.