10:02 / 6 February 2025
Banorët në natën e sotme (e enjte) kanë marrë mesazhe të ndryshme përmes ‘Big Love’.
Gjesti përveç nga fansat mori një mesazh edhe nga familja, përkatësisht nga babai i tij, Jetoni.
“Të fala nga babai, mami, motra dhe vëllai. Je më i miri, veç vazhdo përpara, familjen, shoqërinë i ke pas për çdo gjë, jemi shumë të lumtur me ty, na ke bërë krenar të presim me fitore. Babi Jetoni”, thuhej në mesazh.