Temë aktuale këto ditë është hapja e urës mbi Ibër.
Ndërkombëtarën nuk e pranojnë një gjë të tillë, kur vendorët po insitojnë që kjo urë të hapet.
Avokati Tomë Gashi, ka bërë një krahasim, duke thënë se ky ësgtë një problem sa një plesht i vogël.
Ai ka kritikuar siç i quan ai, ata para Kurtit, duke thënë se ishin në gjendje t’ia falnin Serbisë veriun.
Postimi i plotë:
Problemi sa ni plesht !
Pas vrasjes se terroristëve të Serbisë në krye me shokun e disa – disa shqiptarëve siç i thonin gospodin Radoqiq
E pas shumë e shumë punëve super të mira për të ruajtur veriun tonë të cilin disa donin t’ja falnin Serbisë me preteks se nuk na duhen komunat e Rankoviqit ..?
Hapja e urës në Mitrovicë për lëvizje të makinave për Qeverinë Kurti është si me heq një plesht të cilin do para Albinit e trajtonin si buall.
Ura shpejt hapet e ju që nuk e doni këtë pine pak ujë të ftoftë se boll zheg osht po ma zheg këto ditë keni me pas 😉