Lajme

Me padurim zgjedhjet e reja!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:33 / 19 August 2024

NGA DEDË PREQI

Padyshim se kjo qeveri po e mbyll mandatin e saj në kohën normale dhe të plotë, një mandat që deri më tani asnjë qeveri nuk ka qenë e zonja ta përfundojë mandatin e vet deri në fund, sepse pushteti i tyre ishte i ndërthurur me format më të shquara të korrupsionit dhe nepotizmit në Kosovë, dhe populli në një mënyrë i dënoi me votën e vet.

Presidentja e Kosovës, z. Vjosa Osmani, këto ditë e shpalli 9 shkurtin 2025, si datë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, edhe pse opozita kishte kërkuar më herët zgjedhje të parakohshme, por tendencat e tyre dështuan për fajin e tyre, sepse menduan se kryeministri Kurti, do të dorëhiqet vet, dhe t’ua bëjë dhuratë pushtetin.

Me zgjedhjet e reja do ta kuptonim më mirë dhe me konkret se për kë është vota e këtij populli, dhe njeriu i këtij vendi do ta vërtetojë më më saktësi se kush duhet të udhëheq dhe prijë këtij populli dhe kush po bënë vetëm zhurmë për të pasur pushtet, famë dhe pasuri në korriz të popullit të vet.

Veçanërisht mbetën në kujtim mbresat që po lënë opozita, veprimet e sjelljeve të tyre primitive, si në mënyrë individuale por edhe kolektive, për t’i kujtuar si sjellje të shkuara, për të mos vijuar më tej format e tyre arrogante në Kuvend, që shkuan deri në kacafytje me pozitën, duke treguar kulturën dhe edukatën e tyre, ndoshta jo familiare, që duken të zakonshme vetëm për njeriun primitiv.

Me pa durim do priten zgjedhjet e reja, përmes të cilave vetë populli do ta ketë në dorë dhe do të vendos për fatin e vet, duke ia dhënë votën më të mirit që e meriton. Përveç tjerash, përveçse do të kemi një kuadër të ri në sferat politike, por do të kemi edhe deputet të rijë në Kuvendin e Kosovës, që do të largohen disa natyra monotone deputetësh, të cilët kanë bërë për katër vite vetëm zhurmë dhe asgjë tjetër.

Besojmë se do të kemi një vetëdije të përgjithshme nga gjitha partitë pjesëmarrëse me deputetët e vet në Kuvend, që të zënë vend më të merituarit dhe jo ata që na e bëjnë gjithë Parlamentin të mërzitshëm dhe të pashikueshëm nga skandalet dhe sjelljet e tyre arrogante.

Me shpresë se do të kemi edhe nga partitë një vetëdije dhe vendosmërie të tyre, që disa deputetë të lirohen nga roli i tyre edhe si profesora edhe si deputet, duke bërë përjashtim ndaj profesorit dhe deputetit të nderuar Jahja Kokaj, që me të, do krenohet Universiteti, Kuvendi dhe tërë Kosova, por me disa profesora me dy fytyra, në rolin e profesorit dhe deputetit, si çifti i Ardian Kastratit, do mjerohet studenti, Universiteti, partia dhe Parlamenti, si dhe tërë Kosova.