Lajme

“Më puth pak”, Jetmiri ironizon me Romeon teksa po ia afronte faqen

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:49 / 12 April 2024

Raporti tensionues mes Jetmir Salajt si dhe Romeo Veshajt ka vazhduar edhe sot që pas zhvillimeve të së martës.

Derisa të dy debatonin në prani të banorëve të tjerë brenda shtëpisë, Romeo dëgjohet duke i thënë Jetmirit “i pështirë dhe i neveritshëm”.

Megjithatë reagimi ishte i menjëhershëm nga ana e Jetmirit i cili nuk qëndronte indiferent.

Por, Romeo ende vazhdonte të debatonte me të derisa në një moment u ul pranë tij në tavolinë.

Jetmiri më pas në një formë ironizuese, i përsëriste frazën “më puth pak”, dhe i afronte faqes Romeos. Ky i fundit i tha se nuk do e puthte derisa mbante qetësinë.