7:16 / 24 March 2022
Kombëtarja e Kosovës ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 5-0, në miqësoren me kombëtaren e Burkina Fasos.
Golat për dardanët i shënuan Fidan Aliti, Astrit Selmani, Mergim Vojvoda, Milot Rashica dhe Toni Domgjoni, njofton Sot News.
Kjo është fitorja e parë e Kosovës, në ndeshjen e parë nën drejtim të trajnerit të ri, Alain Giresse.
Ndeshjen e radhës Kosova do ta luajë kundër Zvicrës më 29 mars.