Lajme

“Me ty”, publikohet kënga e Luizit kushtuar Kiarës në ditën e të dashuruarve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:55 / 14 February 2023

Këngëtari Luiz Ejlli ka publikuar këngë të re.

Projekti i tij muzikor është publikuar gjatë kohës sa ai po qëndron në Big Brother Albania VIP 2.

Kënga e dedikuar për Kiarën titullohet “Me ty”. Ajo është publikuar të martën e 14 shkurtit, pikërisht në ditën e të dashuruarve.

Kënga është realizuar brenda shtëpisë së Big Brother, muzika është realizuar nga Elgit Doda.

Luiz Ejlli është shndërruar në njërin prej personazheve më të pëlqyera kohëve të fundit për shkak të paraqitjes së tij në Big Brother VIP Albania.

Ai e ka shprehur hapur dashurinë e tij për Kiarën.