Lajme

Me udhëheqësit kriminelë të Serbisë nuk mund të arrihet paqe në Ballkan

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:50 / 2 September 2023

NGA: REXHEP TORTE

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk mund të arrihet kurrën e kurrës me kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, të cilët është dashur moti që të jenë prapa grilave në burgun e Gjykatës për Krimet e Luftës në Hagë, sepse ekzistojnë mijëra dëshmi se Vuçiq e Daçiq ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Nuk ekziston asnjë logjikë e shëndoshë që kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq të dëshirojnë, të kenë gatishmëri dhe të negocojnë për paqe.

Nuk ekziston asnjë logjikë e shëndoshë se Antony Blinken, Derek Chollet, Gabrile Escobar, Christopher Hill dhe Jeffrey Hovenier, dëshirojnë të kontribuojnë pozitivisht në dialogun Kosovë-Serbi, sepse po ua rikujtoj se deri sot nuk kanë qenë të aftë ta detyrojnë Serbinë gjenocidale ta zbardhin vrasjen mizore të tre shtetasve të SHBA-ve: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të arrestuar, të plaçkitur e të vrarë mizorisht nga policia e Serbisë në vitin 1999 në Beograd.

Kjo na bën të jemi pesimistë që SHBA, BE dhe NATO, me këtë qasje jo konstruktive, se do të mund t’i zgjithin tërë ato çështje të sipër theksuara, pa zgjidhjen e të cilave nuk mund të ketë as normalizim të marrëdhëieve Kosovë-Serbi dhe as paqe e siguri në Ballkan.

Kjo është e vërteta, ju pëlqen apo nuk ju pëlqen juve, që padrejtësisht po e kërcënoni dhe e sulmoni të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, nëpëmjet autoritetit të posteve tuaja udhëheqëse.