12:30 / 29 October 2023
Media serbe ka shkruar se këngëtarja shqiptare Rita Ora është parë bashkë me teniserin serb, Novak Djokovic, teksa përcjellnin së bashku finalen e Kupës së Botës në Rugbi.
Këngëtarja shqiptare Rita Ora është filmuar duke ndjekur ndeshjen finale në regbi nën shoqërinë e tenistit, Novak Djokovic.
Kupa e Botës në Rugbi mori fund dhe Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut u takuan në finale.
Mirëpo, shumë më interesante, përveç “hakimit” të famshëm dhe përleshjes në fushë, ishte në tribuna ku pamë ndoshta një skenë të papritur.