Lajme

Mefi nuk ia fal ‘dakikin’ Edi Ramës: E goditi qeverinë e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:18 / 20 December 2024

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ai ka thënë se Rama e goditi qeverinë e Kosovës.

Postimi:

Mbledhjet e përbashkëta të Kuvendit të Republikës së Kosoves dhe Kuvendit të Shqipërisë, duhet të jenë hapësira të unitetit dhe bashkëpunimit, jo platforma për sulme politike apo promovime elektorale ku z.Rama sapo e bëri, duke e goditur qeverinë e Kosovës.

Në ceremoni të tilla, fokusi duhet të jetë tek temat që bashkojnë dhe fuqizojnë lidhjet mes dy vendeve, jo tek sulmet.