Megan Thee Stallion ngriti temperaturat të premten (10 qershor) kur veshi bikini ngjyrë kafe në foto të reja që i ndau me 29.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Ylli 27-vjeçar shkëlqeu teksa vëmendjen më të madhe mori gjoksin i saj ndërsa ajo pozonte në një jaht në Barcelonë të Spanjës.
“Bodying Barcelona”, ka shkruar Megan në mbishkrimin e postimit të saj, duke shtuar një ‘emoji‘ me zemër kafe.
Barku i tendosur dhe këmbët e tonifikuara të reperes u shfaqën plotësisht në bikine.
Ajo tregoi të pasmet e saj të lakuara dhe shikoi në distancë në foton e fundit të shfaqjes së saj provokuese.
Performuesja është kryesuese e festivalit muzikor “Primavera Sound”, i cili po zhvillohet në Parc del Forum të Barcelonës.
Artistë dhe grupe të tjera që performojnë në festival përfshijnë The Strokes, Tyler, The Creator, Dua Lipa, Pavement, Kacey Musgraves dhe Charli XCX. /Telegrafi/