Lajme

Mehaj ia kërkon mbështetjen Holandës për të hyrë në NATO

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:22 / 17 March 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka kërkuar Holandës mbështetje për t’u anëtarësuar Kosova në NATO.

Këtë kërkesë ai ia bëri zv.ambasadorit të Holandës në Kosovë, Peter van nder Bloemen. kjo gjatë një takimi të enjten.

Temë diskutimi ishte edhe situata në Ukrainë.

Holanda, si një nga vendet themeluese të NATO-s, është ndër partnerët tanë shumë të rëndësishëm edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Sot prita në takim Zv. Ambasadorin e Holandës në Kosovë, Peter van der Bloemen, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, si dhe ndikimit të tyre në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive të mbrojtjes si dhe koordinimin sa më të mirë për realizimin e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2022, sipas Planit Bilateral që nënshkruam sot. Ndër të tjera, nga Zv. Ambasadori Van der Bloemen kërkova mbështetjen e Holandës, si një ndër vendet themeluese të Aleancës Veriatlantike, në synimin tonë për anëtarësim të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO”, ka shkruar Mehaj.

Sinulla on kotkan silmät: Tarkkaavainen kotkansilmäinen Arvoitus nerokkaimmille: Kuinka ratkaista yksinkertainen pulma, jota kaikki eivät pysty käsittelemään: Voitko löytää sanan "LOCK" 10 sekunnissa: pulma todellisille Mysteerinen luku: 1 prosenttia mestareista näkee sen 11 sekunnissa Tarkan katseen omaavat ihmiset löytävät 13-tunnin kellon arvoituksen Super Älykkyystesti: löydä 2 eroavaisuutta