Lajme

Mehaj: Liria e Kosovës e ka emrin e Fehmi e Xhevë Lladrovcit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:35 / 23 September 2024

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përkujtoi heronjtë e kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, në 26-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Ai theksoi rëndësinë e trashëgimisë së tyre në luftën për liri dhe nevojën për ta ruajtur atë për brezat e ardhshëm.

“Fehmi e Xhevë Lladrovci, ju takoni brezit të parë të luftëtarëve të lirisë,” shkroi Mehaj, duke e nënvizuar sakrificën e tyre për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Ai citoi fjalët e njohura të Fehmi Lladrovcit: “Ma e shtrenjtë është lira se sa vdekja”, duke e cilësuar këtë si “busullën kryesore të popullit tonë.”

Në përfundim, Mehaj theksoi se liria e Kosovës do të mbetet gjithmonë më e shtrenjtë se vetë jeta e popullit, duke nënvizuar rëndësinë e kujtimit të sakrificave të heronjve dhe dëshmorëve të kombit.