Lajme

Mehazi: “28 Nëntori” është festë e përgjegjësisë së turpshme për shkak se tokat e shqipes u ndanë në kufij

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:49 / 28 November 2023

Profesori nga Maqedonia, Sulejman Mehazi në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë 28 nëntori është thelbi për ekzistimin e popullit shqiptar.

“28 Nëntori” për popullin shqiptar është më tepër se simbolikë shekullore shtetërore, është thelbi historik dhe kombëtar i gjithë shqiptarëve, pa këtë thelb nuk do mund të ekzistonte ky popull i përvuajtur dhe i copëtuar nga fqinjët serbo-greke të cilët dhe pas këtij thelbi të “28 Nëntorit” kanë copëtuar trojet tona në pjesë e thërrime duke tkurrur dy të tretat të tokave shqiptare”, thotë ai.

Tutje, profesori shprehet se thotë se kjo festë e ka përgjegjësinë për bashkim dhe jo për përçarje.

“28 Nëntori” për politikanët, intelektualët, shkencëtarët, artistët, patriotët e mirëfilltë dhe shqiptarët në përgjithësi e ka kuptimin e simbolikës së përgjegjësisë së bashkimit e jo të përçarjes. “28 Nëntori” më shumë e ka kuptimin e përgjegjësisë kombëtare sesa shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë”, nënvizon ai.

Ai duke folur për rëndësinë e kësaj feste, Mehazi nuk harroi të përmend edhe vendet të cilat iu copëtuan Shqipërisë së “28 Nëntorit”, që sipas tij, kjo festë i bie të jetë festë e përgjegjësisë, sepse Ismail Qemali shpalli mëvetësinë, në Vlorë për t’u bashkuar e jo për t’u copëtuar.

“Vlera e përgjegjësisë së “28 Nëntorit” është s’e ç’u bë e ku shkoi Çamëria e Janina e udhëhequr nga Ali Pashë Tepelena që pa farë dhembje ia lamë Greqisë, a nuk është përgjegjësi e madhe “28 Nëntori” që për fajin e politikanëve e intelektualëve tanë s’u bë Shqipëria e bashkuar, kujt i mbeti Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, Kërçova Struga, Dibra, Manastiri që RMV-ja lehtësisht na mori? 

28 Nëntori” është përgjegjësi për këtë copë vend të quajtur Shqipëri, ku është përgjegjësia e Shqipërisë së Edi Ramës për Kosovën?, kujt i mbeti Bujanoci, Presheva e Medvegja? 

Ku mbeti Mitrovica e Çakorri? Ku mbeten kishat e Deçanit e Ujmani? \”28 Nëntori” është datë historike e humbjeve e jo të mburrjeve festive, për shkak se pas shpalljes së Pavarësisë e zvogëluam Shqipërinë duke e zmadhuar Serbinë dhe Greqinë.

Ismail Qemali shpalli mëvetësinë, në Vlorë për t’u bashkuar e jo për t’u copëtuar, shkurt e qartë “28 Nëntori” është festë e përgjegjësisë së turpshme për shkak se tokat e shqipes u ndanë në kufij”, përfundon ai për “Bota sot”.