Analisti politik Sulejman Mehazi, thotë se deklaratat e Ramës sinjalizojnë një arrogancë “patriotike” tog me urrejtje të mbuluar me “dashuri” ndaj veprimeve titanike shtetërore të kryeministrit Kurti.
“Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në parlamentin e Shqipërisë me rastin e nxjerrjes së rezolutës për Kosovën për shkak sulmeve terroriste serbe në Banjskë ishin shprehje mendimesh të lyera me frymën e Ballkanit të hapur të Vuçiqit, kurse ndaj Kurtit e Kosovës veriore shprehjet e “gospodin” Ramës sinjalizonin një arrogancë “patriotike” tog me urrejtje të mbuluar me “dashuri” ndaj veprimeve titanike shtetërore të kryeministrit të Kosovës, Kurtit, se qenka fajtori kryesor i krizës politike ndaj Serbisë, BE-së e SHBA-së, kurse shoku i zemrës së tij Vuçiqi qenka për paqE, edhe pse sulmoi veriun e Kosovës me armë të dërguara nga Serbia. Se Serbia e Vuçiqit qenka për dialog e Kurti jo, se Vuçiqi paska të drejtë të sulmojë me kryeterroristin Radojçiqin “tokën e askujt” të Ramës e policia e Kurtit mos t’i dalë zot kësaj “toke të askujt” të Edi Ramës”, deklaron Mehazi.
Ai deklaratat e Ramës i konsideron të turpshme, gjersa shton se mesazhi i Ramës në parlamentin e Shqipërisë bën me dije se nëse Kosova e veriut është “tokë e askujt”, atëherë Shqipëria e tij është e dikujt, është e Serbisë së Vuçiqit.
“ Pse kryeministri i Shqipërisë, Rama, nuk tregon se kryeministri i Kosovës, Kurti, nuk është kundër BE-së e SHBA-së, por kundër mikut të tij Vuçiqit i cili në Marrëveshjen paqësore të Ohrid nuk nënshkroi për paqë, por për luftë në Banjskë. Është e turpshme për Edi Ramën të hedhë gurë e dru ndaj kryeministrit të Kosovës shqiptare e një fjalë të keqe mos të thotë në foltoren e parlamentit të Shqipërisë për mikun e tij super terroristë, Aleksandar Vuçiqin, i cili ndaj Kosovës çdoherë e përherë përdor gjuhën dialoguese të luftës e jo të paqes. Dallimi i Ramës dhe Vuçiqit është se presidenti i Serbisë aq shpreh dashuri ndaj serbëve saqë jo që fajëson kryeterrostin e tij Radoiçiqin, por edhe e mbron fuqishëm, kurse “patrioti” i Shqipërisë, Edi Rama, jo që është kundër Kosovës, por mbron besnikërisht super terroristin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiqin. Shkurt e qartë, mesazhi i Edi Ramës në parlamentin e Shqipërisë na bëri me dije, se nëse Kosova e veriu ështe “tokë e askujt”, Shqipëria e tij është e dikujt, është e Serbisë së Vuçiqit”, pohon Mehazi.
Ndaj deklaratës së Ramës, kishte reaguar kryedemokrati Sali Berisha, i cili e ka quajtur një deklaratë që i shkon për shtat Beogradit zyrtar dhe e ka akuzuar kreun e qeverisë se i shërben Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Kundër propozimit të Ramës është shprehur dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë, e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, është shprehur më herët Kurti gjatë një interviste mediatike.