Lajme

Mehazi: “Ish-qeveritarët nuk mund të arsyetojnë pasurinë milionëshe duke zhvatur Kosovën”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:48 / 5 January 2023

Pofesori Sulejman Mehazi shprehet se, sulmet e opozitës janë mbrojtje e vetës së tyre nga qeverisja njëzetvjeçare shkatërruese.

Sipas tij, opozita nuk mundet që t’i humbë gjurmët shkatërruese të tyre dhe pasuritë milionëshe.

“Opozita kurrsesi nuk ka të bëjë me acarime e sulme ndaj LVV-së, por më shumë për të mbrojtur veten nga qeverisja e tyre njëzetvjeçare shkatërruese, partitë opozitare gjatë qeverisjes së tyre kushedi sa të arsyetohen nuk mund t’i humbin gjurmët shkatërruese të shkëmbimeve të territoreve me Serbinë, nuk mund t’i humbin gjurmët shkatërruese të dhënies së Çakorrit dhe Zhlebit Malit të Zi, kurrsesi ish-qeveritarët e korruptuar nuk mund të arsyetojnë pasuritë e tyre marramendëse milionëshe duke zhvatur thellësisht Kosovën, etj.”, shprehet ai.

Tutje, Mehazi shprehet se, këto raporte acaruese pozitë-opozitë nuk munden që të stangojnë sukseset e Ksoovës në arenën ndërkombëtare.

“Mendojmë se raportet e ashpra në mes opozitës e pozitës fare nuk mund të stagnojnë sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare me rastin e dialogut me Serbinë, pasi këto nuk janë kundërthënie të jashtme ndërkombëtare në mes BE-së e SHBA-së dhe Kosovës, por këto janë raporte brendashtetërore në mes pozitës dhe opozitës”, përfundon Sulejman Mehazi.