Lajme

Mehazi: Ky njeri i çmendur më shumë i do armiqtë e vëllezërve të vetë të Kosovës, Vuçiqin dhe Serbinë sesa Kosovën e larë me gjak dëshmorësh

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:42 / 23 May 2024

Po ashtu, për këtë ҫështje ka folur edhe profesori Sulejman Mehazi.

Image

Sulejman Mehazi

Ai thekson se, sjellja e tillë në Samitin e Kotorit është sjellje “rrugaçësh”, e nivelit më të ultë të historisë politike shqiptare.

“Sjellja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, ndaj kryeministrit të Kosovës, Kurtit, në Samitin e Kotorit të Malit të Zi është sjellje rrugaçësh, sjellje e nivelit më të ulët të historisë politike kombëtare kundër Kosovës, sjellja dhe edukata e kafshëve është më e lartë sesa e kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës ndaj Kosovës dhe Kurtit, edhe gomari, lopa e muzati sapo sheh një qenie njerëzore ngrihet në këmbë”, thekson ai.

Ai thotë se sjellja vulgare, e turpshme dhe e pamatur e Ramës ndaj Kurtit tregoi se ky njeri i çmendur më shumë i do armiqtë e vëllezërve të vetë të Kosovës, Vuçiqin dhe Serbinë sesa Kosovën e larë me gjak dëshmorësh, pikërisht nga i dashuruari i Ramës, Vuçiqi.

“Turpi i turpit të Ramës është s’e për të mos hidhëruarin të dashuruarin e tij Vuçiqin, votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përkundrazi kurrë nuk kishte vepruar në këtë mënyrë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ndaj vëllezërve të vetë të “Srpska Republikës” në Bosnjë-Hercegovinë. Pas kësaj tradhtie ndaj Kosovës në Samitin e Kotorit, pas kësaj sjellje të vrazhdë ndaj vëllait të vetë Kurtit, pas kësaj dashurie të madhe të Ramës ndaj Serbisë, tani e tutje ka mbetur vetëm kurorëzimi martesor i Ramës me Vuçiqin në Çaçak të Shumadisë. Tradhtia nuk ka brina, tradhtia duket, shihet e vërehet, Rama, është shembull i tradhtisë  moderne shqiptare”, vlerëson ai.

Ai thotë më tutje, se Kurti në këtë samit e mposhti Ramën jo vetëm me inteligjencë, por edhe sjellje e edukatë.

“Në Samitin e Kotorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e mposhti Ramën jo vetëm me inteligjencë politike, por edhe me sjellje e edukatë Kurti, i poshtri të poshtëron, i nderuari të nderon, çfarë mund të presim prej Ramës, përveç poshtërsisë së tij. Është shembull sesi nuk duhet të jetë një kryeministër, është shembull i shëmtisë së tij, kulmi i estetikës politike e diplomatike të së keqes kombëtare”, vlerëson Mehazi për ‘Bota sot’.

Ndryshe, vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se fotografia është shkëputur nga kotenksti dhe se me Kurtin, kanë biseduar edhe më herët.

“Tash kjo është koha ku jetojmë dhe një fotografi e cila shkëputet nga konteksti dhe qarkullon nga katër anët merr pastaj kuptime dispropocionale që nuk janë të lidhura me realitetin. Faktikisht, unë isha taku më përpara me kryeministrin, nuk ishte ai takimi i parë, dhe aty ishte një situatë qe njerëzit lëviznin, vinin, hynin, nuk kishte atë kuptim që mori.” – tha kryeministri shqiptar.