Lajme

Mehazi: Ky sulm kriminal bëhet vetëm për shkak të frikës ndaj Kurtit i cili fuqishëm lufton zhvatjen e shtetit pikërisht nga këta persona të korruptuar…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:30 / 1 September 2023

Profesori dhe analisti politik Sulejman Mehazi thekson se, kërcënimet e fundit ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të eliminuar fizikisht janë ogure të rrezikshme jo vetëm për vetë Kurtin e familjen e tij, por edhe për Kosovën dhe për gjithë shqiptarët anembanë botës.

Mehazi pohon se, gjithë ky sulm kriminal bëhet vetëm për shkak frikës ndaj Kurtit i cili fuqishëm lufton zhvatjen e shtetit pikërisht nga këta persona të korruptuar.

“Po të pyesim se pse Klinaku, Haradinaj, Sami Lushtaku i kërcënohen Albin Kurtit me vrasje?, a mos ka tradhtuar Kosovën?, jo, a mos kryeministri i Kosovës është kapur në flagrancë korruptive, jo. A mos Kurti një pjesë të tokës së Kosovës ia ka shitur Malit të Zi?, jo. A mos Kurti ka shitur veriun e Kosovës me Asociacionet autonome serbe?, jo. A mos Kurti për qejfin e Vuçiqit lufton për ndryshime të kufijve me Serbinë?, jo. A mos Kurti krijoi Gjyqin Special të Hagës për t’u burgosur krerët e UÇK-se?, jo. Atëherë të gjitha këto kërcënime ndaj Kurtit vijnë për shkak se kryeministri i Kosovës këtyre zotërinjve vrasës ua ka ndalur taxhitë korruptive për t’u pasuruar vetë e për të zhvatur Kosovën. Mos vallë vazhdon tradita e vrasjes së Hasan Prishtinës me vrasjen e Kurtin nga vëllezërit e vetë shqiptarë…???”, përfundon prefesori Sulejman Mehazi.