Lajme

Mehazi: Milanoviq, ia bëri me dije BE-së se Borelli është me Serbinë e Rusinë e jo për Kosovën evropiane

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:58 / 13 October 2023

Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se koordinimi diplomatik i Vuçiq-it me dyshen e BE-së, Borell dhe Lajçak, nuk është i rastësishëm.

Sepse, siç thotë ai duke analizuar deklaratën e presidentit kroat, Borelli paska qenë më serb e më armiqësor ndaj Kosovës sesa vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Sipas deklaratës së presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviqit, se përfaqësuesi i Sigurisë evropiane, Borreli, ka kërcënuar krerët e Kroacisë dhe disa shtete të tjera që të mos takohen me përfaqësuesit e lartë të Kosovës për ta izoluar Osmanin e Kurtin, se Borelli paskësha qenë më serb e më armiqësor ndaj Kosovës sesa vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, dhe për këtë shkak përfaqësuesi i lartë i sigurisë evropiane, Borelli si e qysh duhet të ndiqet e zbulohet nga gjykata e Hagës se kush e cili e ka porositur që të agjitojë për Serbinë dhe nga i mori dëshirat serbe kundër Kosovës për të ju kërcënuar shteteve që do takoheshin me përfaqësuesit e lartë të Kosovës, nga BE-ja, Rusia apo mos presidenti i Serbisë, Vuçiqi ka korruptuar rënde me euro e dollarë jo vetëm Borellin, por edhe Lajçakun për të izoluar Kosovën me shtetet që e kanë njohur Kosovën, siç është Kroacia.

Nuk është i rastësishëm ky koordinim diplomatik i Vuçiq me dyshen e BE-së, Borell dhe Lajçak që hapur e pa farë etike politike e diplomatike, pa fije turpi përkrahin Serbinë terroriste e luftënxitëse”, shprehet ai.

Image

Sulejman Mehazi

Tutje, ai shton se vizita e presidentes në Koraci zbuloi se terroristët serbë paskan qenë të organizuar dhe koordinuar edhe nga Borrell e Lajçak.

Në fund, Mehazi shprehet se gjatë asaj vizite presidenti kroat, bëri me dije BE-së se Borelli është me Serbinë e Rusinë e jo për Kosovën evropiane.

“Vizita e presidentes së Kosovës në Kroaci dhe takimi me presidentin e Kroacisë, Zora Milanoviq zbuloi se terroristët serbë në Banjskë të Kosovës paskan qenë të organizuar dhe të koordinuar jo vetëm nga terroristët serbë Vuçiqi e Radoiçiqi, por edhe nga terroristët e BE-se, Borell e Lajçak, deklarata e presidentit të Kroacisë, Milanoviqit tregoi se Borelli e Lajçaku së bashku me Vuçiqin janë fajtorët kryesor të sulmit të terroristëve serbe në Banjske ndaj policisë së Kosovës dhe se Gjykata e Hagës duhet gjykuar e dënuar këtë rrjet të rrezikshëm terroristë: Borel –Lajçak – Vuçiq – Radoiçiq.

Shkurt e qartë, presidenti i Kroacisë, Milanoviq, ia bëri me dije BE-së se Borelli është me Serbinë e Rusinë e jo për Kosovën evropiane”, përfundon ai.