Mehazi shton se, pasi Vuçiqi deri më tani politikisht nuk mund t’i bëjë gjë Kurtit, është lidhur në koalicion me elitën korruptive të Kosovës, me partitë opozitare dhe OVL-në për ta frikësuar Kurtin me vrasje.
“Nëse gazetari i nderuar Nefail Maliqi në Bled të Sllovenisë nga delegacioni serb ka dëgjuar fjalët: “samo metak zaustavlja Albin Kurti) – “vetëm plumbi e ndal Albin Kurtin”, nëse kryetari i Veteraneve të Luftës (OVL), Faton Klinaku, të njëjtat fjalë kërcënuese e vrastare serbe i thotë ndaj kryeministrit të Kosovës dhe se me fjalët kërcënuese të Klinakut ndaj Kurtit pajtohet dhe Sami Lushtaku, kjo tregon se plani i vrasjes së Kurtit është zinxhiror që nga Vuçiqi, Daçiqi, Bernabiqi, nga krerët e UÇK-së ne Hagë deri te kryetari i OVL-së Klinaku dhe partitë opozitare”, shton tutje ai.
Mehazi pohon se, gjithë ky sulm kriminal bëhet vetëm për shkak frikës ndaj Kurtit i cili fuqishëm lufton zhvatjen e shtetit pikërisht nga këta persona të korruptuar.
“Po të pyesim se pse Klinaku, Haradinaj, Sami Lushtaku i kërcënohen Albin Kurtit me vrasje?, a mos ka tradhtuar Kosovën?, jo, a mos kryeministri i Kosovës është kapur në flagrancë korruptive, jo. A mos Kurti një pjesë të tokës së Kosovës ia ka shitur Malit të Zi?, jo. A mos Kurti ka shitur veriun e Kosovës me Asociacionet autonome serbe?, jo. A mos Kurti për qejfin e Vuçiqit lufton për ndryshime të kufijve me Serbinë?, jo. A mos Kurti krijoi Gjyqin Special të Hagës për t’u burgosur krerët e UÇK-se?, jo. Atëherë të gjitha këto kërcënime ndaj Kurtit vijnë për shkak se kryeministri i Kosovës këtyre zotërinjve vrasës ua ka ndalur taxhitë korruptive për t’u pasuruar vetë e për të zhvatur Kosovën. Mos vallë vazhdon tradita e vrasjes së Hasan Prishtinës me vrasjen e Kurtin nga vëllezërit e vetë shqiptarë…???”, përfundon prefesori Sulejman Mehazi.