Lajme

Mehazi: PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja përsëri do humbin thellë e më thellë ndaj partisë së Albin Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:56 / 22 January 2024

Profesori Sulejman Mehazi e ka quajtur tragjike kërkesën e partive opozitare për zgjedhje të reja, kur sipas tij Vetëvendosja e ka hovin më të madh të besueshmërisë.

“Është tragjike për vetë partitë opozitare që kërkojnë zgjedhje të parakohshme, pikërisht, në kohën kur LVV-ja e Albin Kurtit është në hovin më të madh të besueshmërisë së qytetarëve. Kërkesa e zgjedhjeve të reja apo të parakohshme nga ana e partive opozitare do ishte vetëvrasje politike për vetë Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn, kot, edhe sikur të koaliciononin e bashkonin forcat PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja, përsëri do humbin thellë e më thellë ndaj partisë së Albin Kurtit, LVV-së”, vlerëson ai.

Mehazi thotë më tutje se, këmbëngulja e partive opozitare për zgjedhje të reja parlamentare është për një qëllim, që t’i kundërvihen Kurtit tog për të rikrijuar frontin e dytë të PRONTO-s për t’u pasuruar vetë, për të varfëruar qytetarër e për t’ia shitur Serbisë veriun e Kosovës me anë të asociacioneve operative serbe.

“Zgjedhjet e reja janë vetëm dëshira lakmuese për partitë opozitare, për shkak se faktor kryesor për zgjedhje të parakohshme është Kurti e jo Abdixhiku e Krasniqi, s’e Kurti vendos kur do ketë zgjedhje e jo pusto dëshira e partive opozitare. Është e qartë se partitë opozitare nuk mund të përballen të ndarë me Kurtin ndaj qëllimi i tyre shpresëdhënës është që Kurtit t’i kundërvihen së bashku gjatë zgjedhjeve parlamentare, po ja që suksesi i tyre do jetë i parealizuar dhe i humbur”, nënvizoi profesor Mehazi.