Profesori Sulejman Mehazi, thotë se ajo çfarë ka bërë BE ndaj Kosovës, janë të palogjikshme dhe të paarsyeshme.
Më tej, thotë se këto reagime të presidentes janë të sinqerta.
“Është e paarsyeshme dhe e palogjikshme për BE-në që masat ndëshkuese ndaj Kosovës të vazhdojnë dhe më tej që pa fajin e saj e me fajin e Serbisë po dergjet me masa ndëshkuese vetëm për shkak terroristëve serbë të cilët çdo ditë, javë e muaj provokojnë veriun e Kosovës me veprime të rrezikshme luftënxitëse.
Paralajmërimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, janë më se të vërteta dhe të sinqerta s’e nëse masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës do të kushtëzoheshin me asociacionet serbe jo që do jepnin paqë, po përkundrazi do përkeqësohej jo vetëm Kosova por edhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor”, thotë ai.
Më tej ai thotë se politika e përfaqësuesve të BE-së në raport me Kosovën është absurde dhe e pakuptueshme.
Derisa, shton se nëse BE po paraqitet shurdhmemece para thirrjeve të presidentes Osmani, shton se Kosova më shumë është duke u sulmuar nga BE-ja sesa nga Serbia.
“Politika e përfaqësuesve të BE-së është aq absurde dhe e pakuptueshme sa që Kosovën e viktimizuar e shtrëngojnë me masa të mëtutjeshme, përkundër Serbisë agresore që del jashtë kufijve të vet dhe me anë të terroristëve e ekstremistëve serbë sulmon brendësisht Kosovën. Qeveria e Kosovës mbron sovranitetin dhe mëvetësinë e shtetit nga ultra- terroristët e Vuçiqit dënohet nga BE-ja, kurse Serbia me çfarëdo lloje metodash luftarake sulmon Kosovën e nga BE-ja del e pafajshme.
Hapur shihet se presidenti i Serbisë Vuçiqi me anë të Kosovës dëshiron të destabilizojë edhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën përkrahet nga BE-ja, kurse Kosova që politikisht lufton për paqe dënohet me masa të pakuptimta nga BE-ja
Nëse BE-ja është shurdhmemece ndaj deklaratës paqësore të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, atëherë lirisht mund të themi se Kosova më shumë është duke u sulmuar nga BE-ja sesa nga Serbia, se nëse destabilizohet Kosova fajtore dhe përgjegjëse kryesore e luftës në Kosovë do ishte BE-ja e askush tjetër.
Veprimet proserbe të BE-së në krye me Lajçakun dhe Borrellin na detyrojnë të besojmë se BE-ja më shumë anon nga kryetari i armëve rus Putinit sesa ndaj vetë Kosovës evropiane, si duket Kosova do jetë shkas e përçarjes së BE-së në shtete proruse-serbe dhe proevropiane-amerikane. Përkrahja e BE-së ndaj Serbisë nuk jep sinjale paqësore, por të një lufte të ashpër në mes Kosovës dhe Serbisë”, përfudnon ai për “Bota sot”.