Lajme

Mehazi: “Plani i vra.sjes së Kurtit është zinxhiror që nga Vuçiqi, Daçiqi, Bernabiqi deri të partitë opozitare”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:29 / 1 September 2023

Profesori dhe analisti politik Sulejman Mehazi thekson se, kërcënimet e fundit ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të eliminuar fizikisht janë ogure të rrezikshme jo vetëm për vetë Kurtin e familjen e tij, por edhe për Kosovën dhe për gjithë shqiptarët anembanë botës.

“Bandat elitare politike të Serbisë, Vuçiqi, Daçiqi e Brnabiqi duke parë se kryeministri i Kosovës, Kurti politikisht është i pathyeshëm në mbrojtje të kushtetutes së Kosovës dhe tani Millosheviqët e vegjël serbë mundohen me anë të kuislingëve të partive opozitare dhe kryetarit të shoqatës së OVL-së, veteranëve të UÇK-se, Faton Klinakut, të frikësojnë e kërcënojnë pse jo edhe të eliminojnë fizikisht Albin Kurtin”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, pasi Vuçiqi deri më tani politikisht nuk mund t’i bëjë gjë Kurtit, është lidhur në koalicion me elitën korruptive të Kosovës, me partitë opozitare dhe OVL-në për ta frikësuar Kurtin me vrasje.

“Nëse gazetari i nderuar Nefail Maliqi në Bled të Sllovenisë nga delegacioni serb ka dëgjuar fjalët: “samo metak zaustavlja Albin Kurti) – “vetëm plumbi e ndal Albin Kurtin”, nëse kryetari i Veteraneve të Luftës (OVL), Faton Klinaku, të njëjtat fjalë kërcënuese e vrastare serbe i thotë ndaj kryeministrit të Kosovës dhe se me fjalët kërcënuese të Klinakut ndaj Kurtit pajtohet dhe Sami Lushtaku, kjo tregon se plani i vrasjes së Kurtit është zinxhiror që nga Vuçiqi, Daçiqi, Bernabiqi, nga krerët e UÇK-së ne Hagë deri te kryetari i OVL-së Klinaku dhe partitë opozitare”, shton tutje ai.

Mehazi pohon se, gjithë ky sulm kriminal bëhet vetëm për shkak frikës ndaj Kurtit i cili fuqishëm lufton zhvatjen e shtetit pikërisht nga këta persona të korruptuar.

“Po të pyesim se pse Klinaku, Haradinaj, Sami Lushtaku i kërcënohen Albin Kurtit me vrasje?, a mos ka tradhtuar Kosovën?, jo, a mos kryeministri i Kosovës është kapur në flagrancë korruptive, jo. A mos Kurti një pjesë të tokës së Kosovës ia ka shitur Malit të Zi?, jo. A mos Kurti ka shitur veriun e Kosovës me Asociacionet autonome serbe?, jo. A mos Kurti për qejfin e Vuçiqit lufton për ndryshime të kufijve me Serbinë?, jo. A mos Kurti krijoi Gjyqin Special të Hagës për t’u burgosur krerët e UÇK-se?, jo. Atëherë të gjitha këto kërcënime ndaj Kurtit vijnë për shkak se kryeministri i Kosovës këtyre zotërinjve vrasës ua ka ndalur taxhitë korruptive për t’u pasuruar vetë e për të zhvatur Kosovën. Mos vallë vazhdon tradita e vrasjes së Hasan Prishtinës me vrasjen e Kurtin nga vëllezërit e vetë shqiptarë…???”, përfundon prefesori Sulejman Mehazi.