Fillimisht, ai u shpreh se rezultatet e sondazhit të fundit nuk janë të sakta, pasi dihet se LVV do fitojë sërish, por me më shumë se 49.05 për qind.
Krahas kësaj, parashikoi edhe ‘zhdukjen’ e AAK-së.
“Sondazhi nga “UBO Consulting” është i saktë në fitoren e LVV-së kjo dihet, por nuk është i saktë me përqindjen, se LVV-ja me partinë e Vjosa Osmanit, Guxo, gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare jo që do marrin më shumë deputetë sesa 49.05 përqind të votave, por disa prej partive opozitare nuk do ekzistojnë si shembull e marrim partinë e AAK-së së Haradinajt”, deklaroi profesori.
Po ashtu, Mehazi potencoi se sondazhi i ka frikësuar tej mase partitë opozitare.
“49.05 përqindja e sondazhit nga UBO Consulting, jo që i ka frikësuar e dëshpëruar partitë opozitare të Kosovës, kjo përqindje e sondazhit ju ka dhënë kurajë partive opozitare se do mund të ekzistojnë dhe gjatë katër viteve të ardhshme”.
Ndër të tjera, profesori shtoi se edhe nëse partitë opozitare bëhen bashkë, nuk do ta mposhtin LVV, pasi kjo e fundit bashkë me Listën Guxo do marrë 60 për qind të votave.
“Sikur edhe të bashkoheshin tog gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, PDK-ja me LDK-ja kurrsesi nuk do mund të merrnin mbi 50% të sondazhit të bërë nga “UBO Consulting,” pra sondazhit 49, 05 % të LVV-së ju jep kurajë partive opozitare për t’u bashkuar dhe se tog do ta mposhtin LVV-në me mbi 50% të votave, por jemi të sigurt se përqindja e partisë në pushtet LVV-ja së bashku me partinë Guxo do marrin mbi 60% të votave totale”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.