Lajme

Mehazi: Sikur të merrte fjalën miku i tyre, kryekrimineli Radojçiqi a do ta bojkotonin apo do rrinin për ta dëgjuar me sy e vesh të dashurin e tyre Radojçiqin?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:42 / 17 December 2023
Po ashtu, edhe profesori nga Maqedonia, Sulejman Mehazi, ka komentuar ҫështjen e bojktotit të partive opozitare, duke thënë se për fat të keq asnjë nga partitë opozitare evropiane nuk do vepronin në këtë mënyrë sikurse partitë opozitare PDK dhe AAK që treguan injorancë politike jo vetëm ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, por edhe ndaj shtetësisë së Kosovës.

“Bojkotimi i fjalimit vjetor festiv të Vjosa Osmanit nga PDK-ja dhe AAK-ja e ka kuptimin e arrogancës dhe papjekurisë politike ndaj çdo gjëje, ndaj presidentes, qeverisë, qytetarëve e Republikës së Kosovës, veprimet bojkotuese të PDK-së dhe AAK-së janë të njëllojta e të barabarta me bojkotimet politike e diplomatike të fuksionarëve dhe diplomatëve serbë ndaj Kosovës. Sa herë ku kanë marrë pjesë me fjalimet e tyre Presidentja e Kosovës, Osmani, kryeministri i Kosovës, Kurti dhe ministrja e jashtme e Kosovës, Gërvalla nër shtetet e ndryshme evropiane të njëjtat veprime bojkotuese i kanë bërë Brnabiqi, Daçiqi dhe Vuçiqi”, thekson Mehazi.

Profesor Mehazi në një bashkëbisedim për ‘Bota sot’ ndër të tjera pyet partitë opozitare se a do të dëgjonin fjalën e mikut të tyre, kryekriminelit Radojçiq.

“Pyesim partitë opozitare PDK-në dhe AAK-në se presidentja Vjosa Osmani a është presidente e Kosovës apo e Serbisë?, sikur të merrte fjalën miku i tyre, kryekrimineli Radoiçiqi a do ta bojkotonin apo do rrinin për ta dëgjuar me sy e vesh të dashurin e tyre Radoiçiqin? Si gjithmonë personat e prishur në mendje, zemèr dhe shpirt m’u në momentet festive qëllimshëm veprojnë në këtë mënyrë për të prishur gëzimet festive”, vlerëson ai.