Lajme

Mehazi: Vuçiqi e ka të qartë se Kurti nuk është Hashim Thaçi, as Edi Rama.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:31 / 29 August 2023

Sipas tij, Vuçiqi e ka të qartë se Kurti nuk është Hashim Thaçi, as Edi Rama.

“Vuçiqi e ka të qartë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është Hashim Thaçi i dëshirave të tij për ndryshime kufijshë, nuk është as Edi Rama i Ballkanit të hapur, gozhda politike e Vuçiqit ka stagnuar në sharrën e debaklit politik se, Albin Kurti është në një horizont të përtejmë të intelektualizmit politik, diplomatik e shtetëror, se Albin Kurti do ia humbë karrierën politike vëllai të Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq”, thotë ai.

Ai shton se, “atë që UÇK-NATO ia bën Millosheviqit me luftë, Albin Kurti do ia bëjë Vuçiqit me politikë”.

“Shkurt e qartë, sulmet e krerëve serbë ndaj Kosovës dhe përkrahja e Serbisë nga ndërkombëtaret do zbulojë dy gjera: një, se Albin Kurti do ia humbë karrierën politike Vuçiqit, dy, se Kurti do turpërojë keq dhe rëndë edhe BE-në para padrejtësive të bëra ndaj Republikës së Kosovës”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.