Lajme

Mehmetaj kritikon Hamzën për takimin me Kurtin: I ha fjalët e veta, s’ka ide çka po bën si kryetar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:20 / 23 February 2026

Lirim Mehmetaj, analist, ka komentuar takimin në mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së.

Mehmetaj ka kritikuar goxha ashpër Hamzën për takimin me Kurtin.

Mehmetaj e publikoi një video të Hamzën, duke e akuzuar atë se nuk e mbajti fjalën për mostakim me Kurtin.

“Siç po e shihni, Bedri Hamza s’pe mbajka fjalën as një muaj ditë.

Me gjasë këta janë të kënaqur që janë bo deputetë. Ju del diçka qaty, e shesin naj votë. Helbete.

Tash dalin me kësi pyetje “e çka po thu pra ti me bo”.

Ti i ke marrë votat për me ditë, jo me pyet.

Bedri Hamza i ha fjalët e veta, se Bedri Hamza s’e ka as idenë çka është kah bën si kryetar” – ka shkruar Mehmetaj.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F934746499027828%2F&show_text=true&width=267&t=0Kopjo linkun