Lajme

Mehmetaj kritikon slloganin e Bedri Hamzës: PDK po e sheh veten si shtojce të VV-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:50 / 3 November 2024

Sllogani i PDK-së “Kosova mundet më mirë” ka zgjuar kritikën e gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili e pa tejet të plogësht në përmbajtje.

“Si student i Shkencave Politike ju them me kompetence se e vetmja here kur nje parti e zgjedh per slogan fushate “Ma mire”, eshte atehere kur vete ka qene ne pushtet dhe ben fushate per mandatin e radhes. Pra, e beme mire, por mundemi dhe me mire”, ka shkruar Mehmetaj.

Postimi i plotë:

Kur i thua dikujt, dua ta bej “ma mire”, nuk po i thua se eshte keq, thjesht mund te behet me mire.

Slogani i PDK-se i shpalosur ne konvente qenka “ma mire”.

Per mua si qytetar i Kosoves eshte e frikshme se si partia opozitare me e madhe ne vend nuk ka vendosur te beje prerje te qarte dhe diferencim te krejtesishem me regjimin qe sot e sundon Kosoven.

PDK po i paragjykon votuesit e vet. Pak a shume po iu thote se ju jeni klienteliste qe deshironi te perfitoni nga pushtetit, prandaj ja ne po vijme ne qeveri dhe ju hapen mundesite per perfitim.

Ne anen tjeter, Albin Kurtit po i thone qe ajo qe po e ben ti s’eshte keq, vecse mundet ma mire.

Nuk po duan ta hidherojne.

Kush e di. Ndoshta ju funksionon kjo strategji.

Por, si student i Shkencave Politike ju them me kompetence se e vetmja here kur nje parti e zgjedh per slogan fushate “Ma mire”, eshte atehere kur vete ka qene ne pushtet dhe ben fushate per mandatin e radhes. Pra, e beme mire, por mundemi dhe me mire.

Po mbase PDK ashtu po e sheh veten, si shtojce te Vetevendosjes.

Urime.