Lajme

Mehmetaj për Kurtin: Si një frikacak u paska bërë lutje opozitës për takim, pasi i ofendoi dhe tentoi t’i poshtërojë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:13 / 12 May 2024

Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi që kryeministri, Albin Kurti, iu ka dërguar ftesë për darkë pune liderëve të opozitës.

Mehmetaj ka thënë se Kurti është i mbështetur për muri si një frikacak i dëshmuar, iu ka bërë lutje partive opozitare që të takohen më të.

Ai tutje ka thënë se pranimi i kësaj ftese është legjitimim i akuzave e shpifjeve të tij.

Postimi i plotë:

Pasi i ofendoi në format më të liga dhe tentoi t’i poshtërojë duke iu thënë edhe “juve ju kërkon Vuçiç-i”, Albin Zajednica i mbështetur për muri si një frikacak i dëshmuar u paska bërë lutje partive opozitare që të takohen me të.

Pranimi i kësaj ftese dhe ulja në tavolinë me këtë fatkeqësi kombëtare është legjitimim i akuzave e shpifjeve të tij.

Ky nuk është kryeministër normal, qeverisja e tij nuk është qeverisje normale, prandaj trajtimi i tij me normalitet është krejtësisht absurd.