7:03 / 25 January 2023
Shkruan Lirim Mehmetaj- Albanian Post
Pas Partisë Demokratike të Kosovës edhe Lidhja Demokratike e Kosovës paska publikuar një video të shkurtër duke provuar që përmes saj të ndërtohet një perspektivë për votuesin se sa keq po qeverisë Albin Kurti etj.
Dobët, aspak origjinale.
Meqë Vetëvendosja po bën video, po bëjmë edhe ne.
Dhe – mos të harrojmë – këto video po bëhen pasi fillimisht është kritikuar Vetëvendosja që po i bën.
Huqje është kjo.
Nuk po them se nuk duhet të punohen video, se VV nuk e ka monopolizuar të drejtën e prezantimit të materialeve të tyre përmes video-imazheve, por logjika e videove është e kopjuar, pra e gabuar.
