Lajme

Mehmetaj “zbulon” detaje për Baton Haxhiun: Me shpifje nuk e degradoni Albin Kurtin…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:07 / 3 September 2024

Shkrimtari dhe analisti Gani Mehmetaj, thotë se me shpifjet e Baton Stanishiçit nuk degradohet Albin Kurti.

Sipas tij, të quash Kurtin të njëjtë si kriminelin Millosheviç ashtu sikurse e quan Baton Stanishiçi është kriminale.

“Me shpifjet e Baton Stanishiçin nuk e denigroni Albin Kurtin

Ta quash Albin Kurtin të njëjtë si kriminelin Milosheviç, ashtu sikurse e quan Baton Stanishiçi, është kriminale. Kasapi i Gadishullit vrau 20.000 shqiptarë të pafajshëm, Albin Kurti nuk e vrau asnjë serb, me përjashtim kur policia jonë vrau tre terroristë.

Milosheviçi dhe Stanishiçi rrahu dhe burgosi mbi 500.000 shqiptarë të Kosovës, policia jonë arrestoi disa terroristë serbë, apo kriminelë lufte”, shkruan Mehmetaj.

Sipas tij, Baton Haxhiu dikur e fyente presidentin Ibrahim Rugova me fjalorin më të pistë, nga pozicioni i UDBASHIT.

“Baton Stanishiçi dikur e fyente presidentin Ibrahim Rugova me fjalorin më të pistë, nga pozicioni i UDBASHIT.

Mua mi ndërsente vrasësit e pasluftës publikisht në televizion.

Ata që investojnë në Batonin e Stanishiçëve, investojnë në kartën e djegur qysh para njëzet e katër vjetësh. Atë e ka djegur Milosheviqi në Gjyqin e Hagës kur e dekonspiroi nga mllefi që i doli dëshmitar”, shkruan tutje Mehmetaj.