Lajme

Mehmeti: Grenelli le të vajtojë se ajo kohë më nuk kthehet, as Thaçi jo

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:55 / 30 October 2023

Mehmeti: Grenelli me Thaҫin dhe Vuҫiqin ishin projektuesit e ndarjes së Kosovës, ëndëren e tyre e prishën ata që e kundërshtuan me Gjermaninë dhe faktorin e brendshëm në Kosovë 

Këtë çështje e ka komentuar analisti Faton Mehmeti.

Image

Faton Mehmeti

Ai thotë se, nuk ka asnjë dyshim se Grenelli është njeri i paguar nga lobi serb për interesat e tyre.

“Jo kot Vuҫiqi i ndahu dekoratë, sepse ka mbrojtur dhe mbron me zell përpjekjet e Serbisë për ndarje të Kosovës, qoftë në mënyrën e vjetër klasike apo me Asociacion. Grenelli me Thaçin dhe Vuҫiqin ishin projektuesit e ndarjes së Kosovës, ëndrrën e tyre e prishën ata që e kundërshtuan me Gjermaninë dhe faktorin e brendshëm në Kosovë. Grenelli ditë e natë e mallkon Albinin që nuk u bë pjesë e ndarjes së Kosovës, me çka edhe dështoi plani i tij. Natyrisht se Grenellit i mungon Thaçi, shpejt do i mungojë edhe Vuçiqi, akoma edhe më shpejt do mbetët kujtim i keq për Kosovën. Kosova ishte në rrezik, fatmirësisht shpëtoi, Grenelli le të vajtojë se ajo kohë më nuk kthehet, as Thaçi jo”, vlerëson Mehmeti.  

Kurse, publicisti dhe analisti Idriz Zeqiraj thotë se dekorimi i ish-emisarit amerikan, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennell, me “Urdhrin e Flamurit serb”, me motivacionin domethënës, për “Shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimin paqësor dhe të marrëdhënieve në mes të të Serbisë dhe SHBA-së”, flet shumë se sa larg kishte shkuar intrigimet ndaj Kosovës.

“Planin zhvillimor ekonomik, i shpalosur nga Grennell, për Kosovën dhe Serbinë, ishte shumë ambicioz: Ndërtimi i Autostradës Prizren-Nish; i Hekurudhës Nish-Durrës; shfrytëzimi i përbashkët i Liqenit të Ujmanit, ku edhe fillonte hilja e madhe, si dhe të tjera vepra, gjithnjë në funksion të përfitimit ekonomik reciprok dhe të krijimit të marrëdhënieve të mira, në mes të dy shteteve fqinjë. Por, nën çadrën e ekonomisë fshihej konspiracioni politik, i prirë nga ish-emisari Grennell, presidenti serb Aleksander Vuçiq, ish-presidenti Hashim Thaçi, me komandantët partiakë, të koalicionuar në PAN-in kriminal. Në fjalën falënderuese, me rastin e dhënies të dekoratës së lartë, të akorduar nga Serbia dhe të dorëzuar nga presidenti Vuçiq, ish-emisari Grennell, i njohur edhe si ambasador, pranoi miqësinë dhe dashurinë për Serbinë dhe popullin e saj. Madje i qau hallin Vuçiqit pse tani nuk ka një “partner si Hashim Thaçin”, thotë Zeqiraj.