Analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se biseda e pa rëndësishme e Mimoza Kusari- Lilës me kriminelin Milan Radojçiq nuk mund të krahasohet me ata që dikur e prisnin në zyre.
Sipas tij, e akuzojnë Kusari Lilën, sepse janë të mërzitur që ai nuk guxon të shkel më në Kosovë.
“Nuk mund të krahasohet në asnjë mënyrë një bisedë të shkurtër dhe krejtësisht pa rëndësi më veprimet e atëhershme që e prisnin në zyre të kryeministrit. Me lejen e ndihmën e Rajojiçiqit Ramush Haradinaj është bërë kryeministër. Me pak fjalë, këta që akuzojnë zonjë Kusari janë të mërzitur që Radojiciqi më nuk guxon të shkel në Kosovë”, deklaron Mehmeti.
Radoiçiq dikur është pritur në zyre të kryeministrit, e sot është në arrati, thotë Mehmeti, dhe ky sipas tij, është dallimi mes PAN dhe VV-së.
“Kanë bërë edhe tregti me kriminelin serb, këta që flasin në emër të patriotizmit e që kanë pi dhe kanë bërë pazare me të. Fatkeqësisht, Kosova ka pasur njerëz të tillë në krye të shtetit. Dikur Radojiciqi është pritur në zyre të kryeministrit, e sot është në arrati, ky është dallimi mes PAN dhe VV karshi Radojiciqit”, shprehet analisti.