Lajme

Mehmeti: Kosova asnjëherë nuk ka pasur opozitë më të dobët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:29 / 27 April 2024

Analisti Faton Mehmeti, thotë se, kërkesa e opozitës për zgjedhje nuk ka qenë serioze, madje ata frikësohen edhe nga zgjedhjet e rregullta që po vijnë.

“Kërkesa e opozitës nuk ka qenë serioze, edhe vet nuk i kanë besuar. Është bërë sa për sy e faqe, me thanë se po bëjmë diçka. Edhe me i lut Albini se nuk hyjnë në zgjedhje të parakohshme, ata po tremben se po afrohen ato të rregulltat”, vlerëson ai.

Tutje, Mehmeti thotë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur opozitë më të dobët dhe kjo është arsyeja pse mund të fitoj sërish Lëvizja Vetëvendosje.

“Kjo opozitë është kaq e dobët, kaq mediokre sa s’ka ku shkon më shumë. Nuk besoj se Kosova ka pasur opozitë më të dobët ndonjëherë, kjo edhe është arsyeja që fiton VV bindshëm, jo se janë më të mirët, por tjerët janë shumë të dobët. Në këtë kuptim, vlerësoj se kërkesa për zgjedhje kurrë s’ka qenë serioze dhe si e tillë ka ngelur në sirtar”, thekson ai.