Lajme

Mehmeti: Kurti e ka komoditetin edhe për t’u tallur me opozitën, e di hallin e saj andaj edhe nuk ka frikë nga konkurrenca

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:53 / 19 September 2023

Analisti Faton Mehmeti ka thënë se Kurti e di hallin dhe frikën e opozitës andaj edhe e ka komoditetin për t’u “tallur” me të.

Derisa për “zhdukjen” ai thotë se është deklaratë simbolike, kurse opozita aktualisht po i lanë gabimet e së shkuarës.

“Kurti e ka komoditetin edhe për t’u tallur me opozitën, e di hallin e saj andaj edhe nuk ka frikë nga konkurrenca. Sa për “zhdukjen” e opozitës natyrisht se është simbolike, opozitë ka pasur dhe do të ketë gjithnjë. Në këtë kuptim opozita e sotme po “lanë” gabimet e së shkuarës e kështu ndodh me këdo që keq-qeverisë. Opozita duhet të reformohet ndryshe nuk këndellet, duke qenë veç simbolike në skenën tonë politike”, shprehet ai.