Ballina

Mehmeti: Kurti nuk po e shet vendin si ish pushtetarët- ja pse nuk po e mbrojnë opozita e Tirana

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:08 / 6 July 2023

Publicisti shqiptar Kim Mehmeti, ka hedhur akuza ndaj opozitës në Kosovë, lidhur me veprimet e tyre kundrejt kryeministrit Albin Kurti, në kohën e krizës në veri të vendit.

Mehmeti ka thënë se Kurti nuk është i pagabueshëm, por ai po bën të kundërtën e asaj që kanë bërë ish-pushtetarët, përcjell Bota sot.

Në analizën e tij, të publikuar në Facebook, Mehmeti ka akuzuar edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke thënë se ai po sulmon Kurtin, në mes të betejës kundër armikut shekullor.

Sikur shumë nga opozitarët e sotëm të Kosovës të mos i kishin pantallonat nëpër këmbë dhe xhepat e tyre të rënduar nga kuletat e hajdutërisë, ata qëmoti do e kuptonin se Kryeministri i sotëm i vendit të tyre nuk është i pa gabueshëm, por ai bënë të kundërtën e asaj që kanë bërë ata kur kanë qenë në pushtet: flijon çdo gjë të veten për popull e vend e nuk e flijon shtetin dhe popullin për mirëqenien vetjake.

Dhe ngaqë Kosova nuk ka opozitë, Kryeministri i sotëm i saj ngrihet në figurë trishtuese për burrështetasit e pamoralshëm dhe pa ndjesi për përgjegjësi, si edhe për ata që interesin kombëtarë e kanë të lidhur me thellësinë e xhepit të vet.

Pastaj, sikur shqiptarët të ‘kishin’ mëmëdhe siç e kanë për shembull serbët e kudondodhur, ai mëmëdhe do kishte vetëm një porosi për Kryeministrin e Kosovës: të mos i lëshojë pe armikut shekullor, duke e ditur se pas tij do qëndrojë e tërë shqiptaria dhe se Tirana zyrtare nuk do e qortojë publikisht edhe kur ai të bëjë gabime.

Po pra, sikur Kosova të kishte parti opozitare ato nuk do linin ditë pa protestuar kundër qeverisë, duke kërkuar nga ajo të kundërtën e asaj që opozita serbe kërkon nga Vuçiqi, e të cilin e lufton dhe nuk e donë, por e përkrahë në betejën kundër Kosovës: ta ‘çlirojë’ Veriun e vendit të okupuar nga kriminelët serb dhe t’ia kthejë vendit Luginën e Preshevës.

Dhe pse Kosova nuk ka opozitë e mëmëdhe, nuk është fajtor Kryeministri i sotëm i saj, por edhe të gjithë ne që lejojmë të na përfaqësojë politikani më perversë që ndonjë herë ka pasur mëmëdheu ynë: një Kryeministri që të sulmon dhe të shanë edhe përderisa ti je në mes të betejës kundër armikut shekullor.

Andaj përderisa është kështu, ne nuk duhet të pyesim se çka na bëjnë të tjerët, por duhet t’i përgjigjemi pyetjes se kush më shumë e dëmton sot Kosovën: Beogradi luftënxitës apo Kryeministri ‘paqedashës’ i Shqipërisë!