Mehmeti: Kosova duhet të vazhdojë me vendosnëri të veprojë në interes të vendit, jo të pres që të jetë “mish për top” për interesa të të tjerëve

Po ashtu për këtë temë ka folur edhe analisti Faton Mehmeti.
Ai thotë se, britanikët dhe gjermanët kanë qasje më të drejtë ndaj Kosovës sa i përket shtrimit dhe ushtrimit të sovranitetit në tërë vendin.
“Derisa BE, francezët dhe disa kukulla të saja vazhdojnë të mbrojnë Serbinë duke akuzuar qeverinë për hapjën e urës. Derisa francezët në vendin e tyre kalojnë urat dhe i hapin, Kosovës i thonë t’i mbajë të mbyllura. Kjo është e padrejtë, kështu që Kosova duhet të vazhdojë me vendosmëri të veprojë në interes të vendit, jo të pres që të jetë “mish për top” për interesa të të tjerëve. Kurti të vazhdojë me hapjen e urës, ҫdo rrugë tjetër është në interes të atyre qe Kosovën e duan të ndarë”, vlerëson Mehmeti për ‘Bota sot’.