Analisti politik, Faton Mehmeti u shpreh për “Bota sot”, se opozita ka heshtur gjithmonë përballë Vuçiqit dhe se po vazhdojnë t’i ofrojnë atë që dëshiron Serbia.
“Opozita heshtë pasi është vet fajtore për llastimin e Serbisë. Vuçiqi me opozitën ka lozë si maca me miun, në vend se të turpërohet vazhdon rolin e bufit në heshtje të dëmtojë suksesin e qeverisë, që në fakt është sukses i Kosovës”, thotë analisti.
Në fund, ai shton që Borelli dhe Lajçaku janë të njëjtit njerëz, me opozitën aktuale kur ishin në qeveri janë tallur, tani me Kurtin nuk munden.
“Opozita është e skaduar, fatkeqësisht Kosova veç formalisht ka opozitë. Borelli dhe Lajçaku janë të njëjtit njerëz, me opozitën aktuale kur ishin në qeveri janë tallur, tani me Kurtin nuk munden. Kështu që, kjo opozitë po vazhdon avazin e nënshtrimit, oportunizmit dhe mbi të gjitha të dëmtimit të Kosovës’, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.