Lajme

Mehmeti: Richard Grenell është i “dashuruar” pas popullit serb.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:01 / 21 December 2023

Analisti Faton Mehmeti thekson se Richard Grenell është i “dashuruar” pas popullit serb.

“Grenelli duket i entuziazmuar nga fitorja e Vuçiqit, mikut të tij për të cilin ka bërë shumë përpjekje për ta mbështetur. Nuk mund të pritet tjetër nga njeriu që merr mirënjohje nga Vuçiqi dhe që është i “dashuruar” pas popullit serb. Kritikat ndaj Kurtit janë të natyrshme kur shihet se ishte Albini që hodhi në kosh të mbeturinave idetë e tij me Thaçin dhe Vuçiqin për ndarje të Kosovës”, deklaron Mehmeti.

Memeti thotë se Richard Grenell është njeri i lobit serb dhe  s’mund të pritet asgjë tjetër për shqiptarët.

“Një ditë edhe do të kërkojë falje për sulmet ndaj Serbisë në vitin 1999. Asgjë e mirë për shqiptarët s’mund të pritet nga Grenelli, nuk më habisin deklaratat e tija, fatkeqësisht ka ende shqiptar që besojnë tek njeriu i Serbisë. Nisur nga qëndrimet e tija në vazhdimësi në favor të Rusisë dhe Serbisë, kam dyshime  se Grenelli është agjent i Rusisë dhe Serbisë”, përfundon analisti Faton Mehmeti.