Lajme

Mehmeti: “Sondazhi nga “UBO Consulting” është i saktë në fitoren e LVV-së kjo dihet, por nuk është i saktë me përqindjen”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:36 / 8 April 2024

Analisti tjetër politik, Faton Mehmeti potencoi se sondazhi i UBO Consulting ka ‘tronditur’ opozitën, derisa tha se nuk e duron faktin që të mbesë pa pushtet edhe për katër vite.

“Sondazhi i fundit nga UBO dhe të tjerët para tij janë dëshmi e fortë për katandisjen e opozitës përballë qeverisë, në këtë rast VV. Pavarësisht se nuk e shprehin, opozita janë të tronditur nga realiteti dhe fakti se edhe për katër vite të tjera do mbesin aty ku janë”.

Krahas kësaj, ai potencoi se partitë opozitare nuk i dëshirojnë zgjedhjet, vetëm paraqite si të tilla.

“Opozita nuk i do zgjedhjet, edhe pse e thotë, e di se çfarë e pret, derisa VV përsëri e vetme do qeverisë, uroj që opozita të kuptojë nevojën për reforma, ndryshe kjo gjendje do të vazhdojë gjatë.

Besoj, për ta ngushëlluar veten do postojë sondazhe fake, por realiteti është i pandryshuar”, përmbylli Faton Mehmeti për “Bota sot”.