Lajme

Mehmeti: Vendosja e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:53 / 5 April 2024

Analisti Faton Mehmeti thotë se çdo iniciativë e Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri nga serbët shihet si provokim.

“Është e natyrshme që lista serbe reagon çdo herë kur institucionet e Kosovës kanë provuar që të vendosin rend dhe ligj në pjesën veriore, dhe e kanë quajtur këtë provokim. Kjo shprehje e tyre është bërë si një lloj shprehje pas secilës po fshehën për të sulmuar këdo që vendos rend dhe ligj, dhe në këtë rast ndaj Kurtit, edhe pse në këtë rast nuk ka asnjë provokim me vizitën e Kurtit në veri të Kosovës, pasi Kurti thjesht ka shkuar në shtëpinë e tij, pra njeriu të lëvizë në shtëpinë e tij. Pra imagjino sikur një fqinjë ta quaj provokim pse njeriu po lëviz në shtëpinë e tij. Kjo nuk ka sens”, deklaron Mehmeti.

Siç thotë ai, qeveria Kurti e ka marr me seriozitet të madh vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.

“Kështu që këto janë më tepër edhe qesharake, dhe kjo dëshmon se Albin Kurti e ka marr shumë seriozisht çështjen e veriut të Kosovës, dhe për herë të parë institucionet e Kosovës po funksionojnë në këtë pjesë dhe më së miri frikën e atyre pak bandave që kanë mbetur atje e shprehin edhe përmes liderëve të cilët ato banda i sponsorizojnë”.

“Unë jam shumë i bindur se serbët lokal të veriut nuk e quajnë provokim vizitën e Kurtit, por thjesht politika e cila sponsorizohet nga Radojeçiqi dhe mbështetet nga Vuçiqi, përndryshe serbët në veri janë të çliruar dhe në një farë mënyre i janë mirënjohës edhe Albin Kurtit që i ka çliruar nga terrori ku grupacionet e Radojeçiqit i kanë mbajtur dhe i kanë terrorizuar duke iu djegur makina, duke i rrahur e kërcënuar këdo që ka provuar që të jetojë normalisht”, përfundon Faton Mehmeti.