Lajme

Melania Trump fton Prindon Sadriun në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:29 / 15 March 2026

Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu është ftuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin Fostering the Future Together.

“Me ftesën e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future Together (FFT), Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, z. Prindon Sadriu, do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Botëror të FFT i cili do të mbahet në Shtepinë e Bardhë dhe në Departamentin amerikan të Shtetit, më 24 dhe 25 mars”, thuhet në njoftim.

Presidenca thekson se pjesëmarrja e Kosovës në këtë koalicion krijon mundësi të jashtëzakonshme që nxënësit dhe fëmijët të përfitojnë nga projektet, programet dhe inovacionet e kompanive më të njohura amerikane të teknologjisë, përfshirë platforma të avancuara digjitale, inteligjencë artificiale dhe mjete të reja edukative që mbështesin zhvillimin, kreativitetin dhe sigurinë online të tyre, gjithnjë duke vendosur në fokus mbrojtjen dhe mirëqenien e të rinjve dhe fëmijëve.

“Me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kosova iu bashkua kësaj nisme ndër shtetet e para në botë, duke dëshmuar përkushtimin për t’u siguruar fëmijëve mbrojtje në epokën e mundësive më të avancuara të botës digjitale”, thuhet në njoftim.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPresidencaRKS%2Fposts%2Fpfbid034UZy7RGW17GLrLYGXRNph5NYtM51ypaLEjyv8vTx3W4hBehcY5CJZoDDtfVXcdzzl&show_text=true&width=500