Lajme

Memli Krasniqi: Kurti nuk e ka shumicën parlamentare

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:59 / 18 April 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se është e jokushtetuese që dikush të mbajë post edhe ekzekutiv dhe legjislativ.

I ftuar në T7, Krasniqi po flet për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Pra është e pamundur të jesh edhe kryeministër apo ministër edhe deputet në të njëjtën kohë, sepse Kushtetuta e ndalon një gjë të tillë. Përtej kësaj Ligji për Qeverinë, i miratuar nga qeveria në largim është edhe më eksplicit, ligj i keq. Sikur të kontestohej në Kushtetuese do të dilte jo kushtetues. Nuk e kemi dërguar sepse kemi pasur çështje më pritoritare siç e dini, po që I komplikon gjërat edhe më tutje, duke e specifikuar në mënyrë eksplicite se këtë s’munden me nejt as në zyrë.”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se dëshira e tyre është që sa më shpejt të kemi institucione.

Krasniqi tha se Kurti nuk mund ta bëjë shumicën e re parlamentare.

“Opinioni e ka parë pardje që z.Kurti i ka 52 deputetë. Nuk i ka pasur 61 deputetë. Arsyeja pse sot ka ndodhur një veprim joligjor, arbitrar është se z,Kurti nuk i ka numrat për një shumicë parlamentare.”, tha Krasniqi.

Po ashtu ai tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari nuk ka pasur kompetencë t’i thërras partitë politike për konsultim.

Ai tha se shkuan në konsultë për të treguar se nuk janë bllokues.

Ультра-тест IQ: найдите Rebus för dem med hökfliknande syn: Du har hög IQ om du hittar siffran 2025 på Roboten slog världsrekordet i Bara en genius kan lösa gåtan Finns det verkligen en kanin här? En förvirrande optisk illusion Сможешь ли найти слова "гриб", "коза" и "мак" за Bara 5 sekunder för att hitta ett fel: Gåtfull utmaning: hitta ditt barns riktige fader Bara en sann detektiv kan hitta Upptäck de gömda orden "LION" och "SPIRIT" på 8 Utmanande" pussel förbryllar