Lajme

Memli Krasniqi për Donika Gërvallën: Mozomakeq – po na turpëron

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:01 / 24 July 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar aktivitetin diplomatik të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Krasniqi në Frontal të T7, këtë punën të Gërvallës e ka quajtur ”mozomakeq“, duke thënë se po e turpëron Kosovën.

Ai tha se diplomatëve që merren me çështjen e Kosovës iu vjen keq kush e përfaqëson vendin.

”Për besë është vështirë me gjetë fjalë për paaftësinë e saj dhe turpërimin që po na bën ka po shkon. Është e pabesueshme me kend do që flet prej diplomatëve ndërkombëtarë që e përcjellin Kosovën iu vjen keq për neve, na ka turpëru kudo që ka shku“, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i PDK-së ka kritikuar Gërvallën edhe për qasjen ndaj Bashkimit Evropian ku kjo e fundit e quajti BE-në ”tigër prej letre“ në aspektin e sigurisë.