7:40 / 21 September 2025
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari kanë zhvilluar një takim me Kryesinë në Drenas.Ai ka përgëzuar degën për mobilizimin dhe për tubimin e fundit, të cilin e cilësoi si madhështor, duke theksuar se ky është drejtimi i qartë për fitoren e 12 tetorit.
“Bashkë me kryetarin e ardhshëm të Drenasit, Petrit Hajdarin, takuam Kryesinë dhe ekipin tonë të fushatës në Drenas – për t’i uruar për mobilizimin fantastik dhe tubimin madhështor të mbajtur ditë më parë, që i dha drejtim fitores sonë më 12 tetor”, shkroi Krasniqi.#PDK191 #MaMirëPërDrenasin